Ministri i jashtëm i BiH do viza të lira të BE për shtetasit

08/07/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Ministri i jashtëm Sven Alkalaj u shkroi të hënën (7 korrik) diplomatëve të lartë të 27 vendeve anëtare të BE duke u kërkuar secilit prej tyre më vete të miratojnë lëshimin e vizave të lira për shtetasit e BiH deri në futjen e regjimit pa viza midis BE dhe BiH. Shpallja e vizave të lira do të ishte shumë e rëndësishme në forcimin e mbështetjes së integrimit në BE midis shtetasve të BiH duke krijuar kështu energji pozitive dhe duke përshpejtuar procesin e reformës, tha Alkalaj.

Në lajme të tjera, zyrtarët e BiH njoftuan të hënën se mbetjet e 307 viktimave muslimane boshnjake të masakrës së Srebrenicës në 1995 do të rivarrosen të premten kur vendi të shënojë 13 vjetorin e krimit më të madh të luftës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Funerali do të bëhet në vendin ku trupat serbe vranë rreth 8,000 burra e djem në korrik 1995. (SRNA, RTRS, Dnevni Avaz, Fena, AFP - 07/07/08)