08/07/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Ramush Haradinaj, kreu i opozitës i Partisë për Ardhmërinë e Kosovës (PAK) i dërgoi një letër të hënën (7 korrik) partive qeverisëse, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) duke akuzuar qeverinë aktuale për dështimin të mbledhë njohje më të madhe ndërkombëtare dhe për lejimin e përkeqësimit të situatës në veri. Ai këshilloi presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi të punonin mbi një plan operacional për menazhimin e situatës në pjesën veriore të Kosovës të mbizotëruar nga serbët.
Mungesa e njohjes së pavarësisë së Kosovës ka inkurajuar gjithashtu shoqërinë civile të vendit të ri në një projekt të përbashkët në nxitjen për njohjen. Një delegacion do të udhëtojë në Aman, Jordani këtë fundjavë për të filluar nxitjen. (Koha Ditore, KTV - 08/07/08)