08/07/2008
PARIS, Francë -- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Schefer i kërkoi të hënën (7 korrik) BE të rritë partneritetin e saj të mbrojtjes me Turqinë. De Hoop Schefer theksoi se BE duhet të bëjë më shumë për të zbutur tensionet në marrëdhëniet e vet me vendin. "Ne nuk mund ta lëmë këtë të shkojë kështu, pasi ushtarët tanë janë angazhuar sup më sup në misione të rrezikshme," tha ai duke shtuar se përjashtimi i Turqisë nga Agjensia Evropiane e Mbrojtjes është një problem i madh në marrëdhëniet e mbrojtjes Turqi-BE. De Hoop Schefer i bëri thirrje BE të gjejë një rrugë që të kapërcejë kundërshtimin grek qipriot të anëtarësimit të Turqisë në agjensi. (Zaman, Hurryiet - 08/07/08, Reuters, Anadolu news agency - 07/07/08)