Shefat e ushtrive të Ballkanit diskutojnë bashkëpunimin ushtarak

08/07/2008

ANKARA, Turqi -- Shefat rajonalë të ushtrive u takuan të hënën (7 korrik) në vendpushimin turk të Antalias për të diskutuar nxitjen e bashkëpunimit ushtarak në rajon. Të pranishëm qenë shefat e shtabeve të përgjithshme të Rumanisë, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë, Greqisë, Turqisë, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Bosnje dhe Herzegovinës, si edhe përfaqësues të NATO dhe komitetit ushtarak të BE. Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e marëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit ushtarak midis vendeve të Ballkanit lidhur me sfidat rajonale të sigurisë. Ata miratuan një numër veprimtarish të përbashkëta ushtarake në vitet që vinë. Takimi tjetër i shefave të ushtrive të Ballkanit do të bëhet në Serbi në 2009. (Zaman, Hurryiet - 08/07/08, Turkish Press, MIA, Anadolu news agency - 07/07/08)