Hapet mes protestave dëgjimi i hapur i gjyqit të vrasjes së Dink në Turqi

08/07/2008

ANKARA, Turqi -- Dëgjimi i parë i hapur i gjyqit për vrasjen e gazetarit turk-armen Hrant Dink u hap në Stamboll të hënën (7 korrik). Gjykata do të dëgjojë të 19 të dyshuarit që ndeshen me akuzat e komplotit të vrasjes së Dink. Një i armatosur qëlloi kryeredaktorin e së përjavshmes turke-armene Agos, në 19 janar 2007, jashtë zyrës së gazetës. Pesë sesionet e mëparshme të gjyqit qenë të mbyllur për shtypin dhe vëzhguesit pasi sulmuesi i dyshuar, Ogun Samast ishte nën 18 vjeç. Jashtë gjykatës, një grup demonstruesish protestuan kundër ngadalësisë së gjyqit dhe kërkuan të jepet drejtësi. Gjyqi filloi në korrik 2007.

Në lajme të tjera, një zjarr pylli vrau dy gra të hënën (7 korrik) në krahinën juglindore Mersin, raportoi media turke. Flakët shpërthyen në një pyll por u përhapën me të shpejtë në një qendër banimi duke vrarë dy gratë dhe duke plagosur disa fshatarë të tjerë në qarkun e Gulnarit. (Hurryiet, Zaman - 08/07/08, Dogan News Agency, AFP - 07/07/08)