08/07/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Komandanti i EULEX Yves de Kermabon tha të hënën (7 korrik) se edhe pasi UNMIK të përfundojë procesin e rikonfigurimit të vet, misioni i BE do të raportojë në Bruksel dhe jo në OKB. "Ky është një mision shumë i ndryshëm që ka për qëllim të ndihmojë, këshillojë dhe mbikqyrë institucionet e Kosovës. EULEX është nën komandën e BE," tha dë Kermabon pas takimit me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe presidentin Fatmir Sejdiu. De Kermabon vuri në dukje se mund të kishte vështirësi në shtrirjen e EULEX në veriun e Kosovës të mbizotëruar nga serbët por ai tha se megjithatë misioni do të vendosej. (Koha Ditore, Lajm - 08/07/08; RTK, Telegrafi - 07/07/08)