07/07/2008
BUKURESHT, Rumani / ATHINË, Greqi -- Zjarrfikësit parandaluan një shpërthim të fuqishëm gazi të lëngëzuar nafte (LPG) të dielën (6 korrik) në lokalitetin Zam në qarkun perëndimor rumun të Hunedoaras, thanë autoritetet. Aksidenti ndodhi pasi gazi rrodhi nga një cisternë që mbante 75,000 litra LPG. Një brigadë zjarrfikëse arriti të ndalë rrjedhjen, duke parandaluar një shpërthim të madh, thanë shërbimet lokale të urgjencës.
Në lajme të tjera, policia në Athinë të dielën kapi një grua 35 vjeçare të dyshuar për kryerjen e sulmeve të shumëfishta të zjarrit. E dyshuara ndeshet me akuza për ndezjen e një zjarri të madh pylli në rrethinat e kryeqytetit, në Papagou në gusht 2007 si edhe për disa zjarre të tjera, duke përfshirë zjarrin e madh në malin Hymetos muajin e kaluar. Policia beson se gruaja shkaktoi zjarret me qëllim që të lironte tokën për ndërtimin e ardhshëm. (Mediafax, Rompres, Radio Romania, Kathimerini, ANA-MPA - 06/07/08)