Partia Socialiste e Shqipërisë akuzon qeverinë për injorimin e halleve të bujqësisë

07/07/2008

TIRANË, Shqipëri -- Partia Socialiste ka kritikuar mungesën e strategjisë të qeverisë për të zhvilluar sektorin fermer të vendit i cili është më i dobti në rajon. "Fermeri shqiptar është tre herë më i varfër se fermeri në Maqedoni,' tha të dielën (6 korrik) Ervin Bushati i PS. Akuzat erdhën një ditë pas një raporti nga Banka Botërore mbi bujqësinë që tregonte se të ardhurat e fermerit të mesëm shqiptar shkojnë rreth 1,600 euro në vit, krahasuar me 4,800 euro për një fermer në Maqedoni. Shqipëria ka rendimentin më të ulët bujqësor në Evropë, tha Bushati. (Ballkan Web, Top Channel - 06/07/08)