Fried viziton Qipron për të mbështetur procesin e ribashkimit

07/07/2008

NIKOSIA, Qipro -- Ndihmës sekretari i shtetit të SHBA për çështjet e Evropës dhe Evroazisë, Daniel Fried arriti të dielën (6 korrik) në Qipro për të përsëritur mbështetjen e SHBA për procesin e ri të ribashkimit midis komuniteteve greke e turke në ishullin e ndarë. Fried do të takohet me presidentin grek qipriot Demetris Kristofias dhe ministrin e jashtëm Markos Qiprianu, kreun turk qipriot Mehmet Ali Talat dhe të dërguarin e OKB-së Taje-Bruk Zerihun. Nisma e re mbi zgjidhjen e çështjes së Qipros e cila u nis në mars, synon të ringjalljen e bisedimeve të drejtpërdrejta të ribashkimit në shtator. (Philelefteros, Politis - 07/07/08, CNA, Famagusta Gazette - 05/07/08)