07/07/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Çdo dialog i ardhshëm midis Prishtinës dhe Beogradit duhet të mbahet në nivel ndër-shtetëror, përsëriti qeveria e Kosovës të dielën (6 korrik). "As UNMIK e as Serbia nuk vendos për Kosovën, vetëm shtetasit e saj," tha nënkryeministri Hajredin Kuçi. Vërejtjet e tij erdhën tamam përpara vizitës së shefit të UNMIK Lamberto Zanieri në Kosovën veriore dhe Beograd. Zanieri pritet të vizitojë Beogradin këtë javë për të biseduar rreth konfigurimit të UNMIK.
Në lajme të tjera, nuk do të ekzistojë dualizëm midis EULEX dhe UNMIK në Kosovë tha të shtunën zëdhënësja e shefit të sigurimit të BE Havier Solana, Kristina Gallaç. Përgjegjësitë e EULEX do të bëhen të qarta me vendosjen e tij të plotë dhe politikëbërësit do të bashkërendojnë misionet bazuar në propozimin e sekretarit të përgjithshëm Ban Ki-mun, tha ajo. (Epoka e re, Express, Lajm, Koha Ditore, Zeri - 07/07/08; FoNet - 06/07/08)