07/07/2008
MADRID, Spanjë -- Spanja nuk do të ndryshojë qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës, tha të shtunën (5 korrik) ministri i jashtëm spanjoll Angel Moratinos pas takimit me homologun serb Vuk Jeremiç në Madrid. "Kuadri për vepimin tonë është se duhet të sigurohet stabiliteti në rajon," tha Moratinos. "Ne kemi folur rreth vendosjes së EULEX dhe unë shpresoj se sapo të formohet një qeveri e re serbe, ne do të jemi në gjendje të bëjmë përparim në angazhimin e BE në rajon." Jeremiç tha se qeveria e re e Serbisë do të bashkëpunojë me OKB për të gjetur një zgjidhje për ristrukturimin e UNMIK që është e pranueshme për Serbinë dhe gëzon mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB. (B92, FoNet, Blic - 06/07/08)