Pak e PE: BiH do institucione të efektshme për t'u bashkuar me BE

07/07/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Kreu i Komitetit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian (PE) Doris Pak tha të dielën (6 korrik) se në qoftë se BiH do që të hyjë në BE, ajo duhet të ketë institucione të efektshme. "Problemi është se as njësia, veçanërisht Federata e BiH (FBiH) nuk funksionin," tha Pak në një intervistë me Dnevni Avaz. Pak tha se funksionimi i FBiH duhet të ndryshojë dhe shprehu gadishmërinë për të lehtësuar procesin. Ajo sugjeroi që numri i kantoneve në federatë mund të pakësohet dhe se 150 ministritë në Federatë "hanë" sasi të mëdha të buxhetit që do të përdoreshin përndryshe në arsim dhe infrastrukturë. (RTRS, SRNA, Makfax - 07/07/08 Dnevni Avaz - 06/07/08)