Parlamenti serb cakton votimin për qeverinë e re

07/07/2008

BEOGRAD, Serbi -- Kryetarja e parlamentit Slavica Gjukiç-Dejanoviç mblodhi një sesion të hënën (7 korrik) për të votuar mbi qeverinë e re të Serbisë. Anëtari i Partisë Demokratike (DS) dhe ish ministri i financave Mirko Cvetkoviç do të kryesojë qeverinë. Mocioni do së paku 126 nga 250 vota në parlament për të kaluar. Sipas legjislacionit të kaluar javën e shkuar, qeveria do të ketë 27 anëtarë, kryeministrin, 24 ministra dhe katër nënkryeministra, tre nga të cilët do të drejtojnë dhe ministri gjithashtu dhe njëri do të jetë ministër pa portofol.

DS do të ketë 13 përfaqësues në qeveri, G17 Plus do të ketë gjashtë, Partia Socialiste Serbe (SPS) do të ketë katër dhe Partia e Pensionistëve të Bashkuar të Serbisë (PUPS), Partia Social Demokratike (SDP), Lëvizja e Ringjalljes Serbe (SPO) dhe Partia për Veprimin Demokratik (SDA) do të kenë nga një përfaqësues.

Të dielën, udhëheqja e SPS propozoi kandidatët e saj për postet ministrore. Kreu i SPS Ivica Daçiç do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i brendshëm, Milutin Mrkonjiç, ministër i infrastrukturës, Zharko Obradoviç ministër i arsimit dhe Petar Skundriç ministër i minierave dhe energjisë. (Beta, Tanjug, Blic, RIA Novosti, Studio B, RTRS - 07/07/08; RTS - 06/07/08)