07/07/2008
ATHINË, Greqi -- Një valë e nxehtë masive pritet të godasë rajonin e Ballkanit këtë javë me temperaturat që ngrihen deri 42 gradë Celsius në Greqi dhe 37 gradë Celsius në Rumani, thonë meteorologët. Shërbimi Kombëtar Meteorologjik (EMY) i Greqisë njoftoi të dielën (6 korrik) se rritja e mprehtë e temperaturës duhet të fillojë të martën me temperatura 40 gradë celsius që priten në gadishullin e Peloponezit dhe anembanë ishujve.
Korporata e Energjisë Elektrike e Greqisë është në alarm për rënien e mundshme të sistemit energjitik për shkak të mbikonsumimit nga ajri i kondicionuar. Ekspertët presin që konsumi i energjisë të arrijë 10,500 MW të martën e të mërkurën gati duke arritur rekordin e vitit të kaluar prej 10,600 MW.
Meteorologët rumunë parashikojnë se të martën do të jetë dita më e nxehtë e verës me temperatura deri 37 gradë në Bukuresht. Vala e nxehtë vjen nga ajri i ngrohtë nga baseni i Mesdheut. (ERT, Kathimerini, Naftemporiki - 07/07/08, Nine o'clock - 06/07/08)