Gjeneralët në pension arreston zyrtarisht për çështjen Ergenekon

06/07/2008

ANKARA, Turqi -- Policia arrestoi dhjetë të dyshuar, duke përfshirë dy gjeneralë, që pretendohet se kanë marrë pjesë në grupimin ultra-nacionalist Ergenekon, të cilin autoritet e dyshojnë se ka komplotuar një goditje kundër qeverisë, tha të shtunën (5 korrik) Agjencia Anadolu. Autoritet arrestuan të martën gjeneralët në pension Sener Eruygur, ish-komandant i forcave të xhandarmarisë, dhe Hursit Tolon, ish-komandant i Ushtirsë së Parë. Ata u arrestuan zyrtarisht të shtunën dhe u dërguan në burg në Stamboll herët të dielën, tha Hurriyet. Avokati i mbrojtjes Filiz Esen mohoi akuzat se ata të dy ishin midis drejtuesve të Ergenekon. Të premten, prokurorët u shprehën se ata do të vonojnë ngritjen e padisë të Ergenekon ndaj tyre deri sa të kryejnë arrestime dhe dëshmi të reja. (Hurriyet, Milliyet, ITAR-TASS - 06/07/08)