03/07/2008
BEOGRAD, Serbi -- Qeveria shkarkoi konsullin e përgjithshëm serb në Shtetet e Bashkjuara Slobodan Nenadoviç të mërkurën (2 korrik) mes provave se ambasada serbe lëshoi n jë dokument të paligjshëm për të lejuar të dyshuarin për tentativë vrasje të ikte nga Shtetet e Bashkuara. Masa vjen një javë pasi Beogradi hoqi nënkonsullin nga detyra për të njëjtën çështje.
Autoritetet serbe thonë se kanë nisur një ndjekje mbarëkombëtare për të dyshuarin Miladin Kovaçeviç, një 20 vjeçar, basketbollist i Universitetit Binghampton. Në maj, ai pretendohet se gati vdiq me rrahje një shok student pas një grindje në një bar në Nju jork. Ambasadori i SHBA në Beograd Kameron Munter u ka kërkuar autoriteteve serbe të ekstradojnë Kovaçeviç në Nju Jork për të dalë në gjyq. (B92, Beta, New York Times - 02/07/08)