03/07/2008
MOSKË, Rusi -- Presidenti i ri Dmitri Medvedjev kritikoi sekretarin e përgjithshëm të OKB Ban Ki-mun për vendimin e tij të njëanshëm për të rikonfiguruar UNMIK, duke lejuar kështu një rol më të gjerë për misionin policor e gjyqësor të BE të quajtur EULEX. Në një intervistë në sajtin e tij zyrtar në internet të enjten (3 korrik) Medvedjev tha se beson se Ban tejkaloi autoritetin e vet. "Në një minimum, këto janë vendime që sekretari i përgjithshëm nuk duhet t'i marrë vetë. Ato duhen marrë nga Këshili i Sigurimit i OKB. Dhe është krejt e çuditëshme kur Këshilli Sigurimit nuk ka bërë asnjë deklarim por sekretari i përgjithshëm flet për çështjen". Ai përsëriti pikpamjen e Rusisë se pavarësia e Kosovës vë një precedent të rrezikshëm që do të shkaktojë lëvizje separatiste anembanë botës. (Reuters, Guardian, B92, Beta - 03/07/08)