03/07/2008
HAGË, Hollandë -- Dhoma e apelit e gjykatës së OKB për krimet e luftës përmbysi të enjten (3 korrik) dënimin e Naser Oriç, komandant i forcave muslimane në Srebrenicë nga 1992 në 1995. Dy vjet më parë, gjykata e Hagës e dënoi atë me dy vjet burg për mosndalimin e e trupave nën komandën e tij nga kryerja ekrimeve të luftës kundër civilëve serbë në Srebrenicë, shumë më parë se masakra famëkeqe atje. Gjykata e apelit urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm të mërkurën, bazuar në kohën që ai kishte kaluar në paraburgim. Oriç, 41 vjeç , ka një reputacion heroik midis shumë boshnjakëve për përpjekjen për mbrojtjen e Srebrenicës nga përparimi i forcave serbe në 1995. (BBC, AP, AFP, Reuters - 03/07/08