Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

AKP qeverisëse turke do të paraqesë mbrojtjen e saj në gjykatë

03/07/2008

ANKARA, Turqi -- Është rradha e Partisë qeverisëse për Drejtësi e zhvillim (AKP) për të bërë rastin e saj të enjten (3 korrik) përpara Gjykatës Kushtetuese, mes përpjekjeve për të ndaluar partinë për kërcënim të dyshuar të sekularizmit në Turqi. Nënkryeministri Çemil Çiçek pritet të theksojë integritetin e AKP dhe të argumentojë se padija vjen nga informacioni i pasaktë dhe pretendimet fallco. Kryeprokurori Abdurrahman Jalçinkaja ngriti rastin në mars duke kërkuar likuidimin e partisë dhe ndalimin e 70 zyrtarëve të lartë të saj nga politika. Jalçinkaja paraqiti argumentet e tij përpara gjykatës të martën.

Në lajme të tjera, nënkryeprokurori Turan Çolakad njoftoi të mërkurën se një padi është gati për t'u ngritur kundër grupit sekularist ultra-nacionalist Ergenekon, që dyshohet në komplotimin e një grusht shteti kundër qeverisë. Padia akuzon se anëtarët e dyshuar formuan një organizatë terroriste që planifikonte të niste një orvatje destabilizuese në krye të javës tjetër duke përfshirë vrasje. Policia arrestoi së paku 24 vetë së fundmi në lidhje me këtë rast. (Hurriyet, Sabah, AFP, DPA, Zaman, Turkish Daily News, Reuters, International Herald Tribune, Washington Post - 03/07/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes