02/07/2008
SOFJE, Bullgari -- Aleati më i vogël në koalicionin qeveritar, Lëvizja Kombëtare për Stabilitetin dhe Përparimin (NDSV) tha të mërkurën (1 korrik) se mbështet shumicën e ideve të propozuara nga Partia qeverisëse Socialiste Bullgare (BSP) për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Komponenti kryesor është një rritje e trefishtë e financimit shtetëror për partitë politke në një orvatje për të bërë financimin e fushatës më transparente. NDSV ra gjithashtu dakord se se partitë do të duhet të regjistrojnë organizata lokale në të paktën dy të tretat e zonave zgjedhore, një masë që do të eleminojë praktikisht partitë e kufizuara. NDSV megjithatë mbetet e paqartë mbi një propozim për të zgjedhur një numër të kufizuar deputetësh, ndoshta 30 në 240, nëpërmjet një votimi mazhoritar.(Sega, Dnevnik, Trud - 02/07/08)