Tadiç thotë se Seerbia do të ketë kabinetin e ri më së shumti deri të hënën

02/07/2008

BEOGRAD, Serbi -- Presidenti Boris Tadiç tha të martën (1 korrik) se Serbia do të kishte një kabinet të ri demokratik deri të premten, e shumta, të hënën. "Serbia po rindërtohet. Kjo qeveri do të japë më tepër përpjekje për të restauruar infrastrukturën dhe për të ndërtuar një shoqëri më të balancuar. Këto janë dy objektivat tona," i tha Tadiç kongresit të 23-tëtë Internacionales Socialiste në Athinë. Ai përsëriti se anëtarësimi plotë në BE do të ishte një përparësi kryesore e qeverisë së re.

Gjithashtu të martën, parlamenti i Serbisë nisi debatin mbi amendamentin për aktin e strukturës së qeverisë propozuar nga grupi parlamentar Partia Demokratike- Partia G17 Plus. Sipas tij, kabineti i ardhshëm do të kishte 23 ministra, një më shumë se tani. Kjo do të bënte një total prej 26 anëtarë kabineti.(Blic - 02/07/08; Beta, B92, RIA Novosti - 01/07/08)