Presidenti bullgar gati për të organizuar referendumin mbi sistemin zgjedhor

01/07/2008

SOFJE, Bullgari -- Presidenti Georgi Parvanov tha të hënën (30 qershor) se mund të nisë një referendum mbi futjen e elementit të votimit të shumicës në sistemin zgjedhor. Ai i kërkoi parlamentit të caktojë një referendum mbi çështjen dhe sugjeroi se ai mund të niste një peticioon për këtë qëllim. Parvanov ka sugjeruar më parë që një numër i kufizuar i deputetëve, ndoshta 30 nga 240, mund të fitonin vendet nëpërmjet një sustemi mazhoritar të votimit. Një tjetër propozim që ai mbështet do të fuste votimin preferencial i cili do të lejonte votusit të rirregullonin rendin e kandidatëve në listat e partive.

Në lajme të tjera të hënën, ministri i brendshëm Mihail Mikov tha se do që të futë ristrukturimin e thellë që do të optimizonte punën e agjensive të sigurimit dhe do të bënte të mundur një luftë më të efektshme kundër krimit e korrupsionit. Takuar me Konfederatën e Punëdhënësve dhe Industrialistëve të Bullgarisë, Mikov kërkoi një organizim më të mirë të personelit të ministrisë së brendëshme, duke shtuar se kjo nuk do të thoshte domosdoshmërisht pushime nga puna. Ai pranoi se besimi publik në policinë nuk është i lartë por tha se ristrukturimi mund ta ndryshonte këtë. (Sega, Dnevnik, 24 Chasa, Trud - 01/07/08; bTV, BNR, Darik, Sofia Echo - 30/06/08)