01/07/2008
BEOGRAD, Serbi -- Nënkryeministri Bozhidar Gjeliç tha të hënën (30 qershor) se ai mendon se Serbia mund të përftojë statusin e kandidatit të BE në samitin e Bashkimit që fillon në 11 dhjetor. Në një konferencë shtypi, Gjeliç tha se po e bazonte parashikimin e tij në faktin se koalicioni pro-evropian kryesuar nga Partia demokratike e presidentit Boris Tadiç do të ketë shumicën në kabinetin e ri, që mund të shpjerë në një politikë të shprehur më qartë të integrimit në BE. Ai shtoi se pret që BE të heqë vizat hyrëse për turistët serbë dhe për vizitat e shkurtra të biznesit deri në fund të vitit.
Ndërkaq, media lokale vazhdon të raportojë se formimi i një kabineti të ri është shumë pranë duke sugjeruar se një votim besimi mund të ndodhte të premten. (Blic, Vecernji Novosti, Danas - 01/07/08)