01/07/2008
BEOGRAD, Serbi -- Presidenti Boris Tadiç po i kërkon vendeve afrikane të mos njohin pavarësinë e Kosovës .Duke ju drejtuar samitit të Bashkimit Afrikan të hënën (30 qershor) në qytetin egjiptian Sharm el-Sheikh, Tadiç tha se Serbia ka në plan ta shpjerë mosmarrëveshjen e vet me Kosovën përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ai u kërkoi vendeve afrikane të mbështesin ofertën e Serbisë për të marrë lejën e OKB për t'ju drejtuar gjykatës në shtator. Ai tha se Afrika është e njohur me ndarjen dhe konfliktet separatiste dhe se rasti i Kosovës mund të vërë një precedent. Vetëm tre vende afrikane e kanë njohur deri tani pavarësinë e Kosovës: Senegali, Burkina Faso dhe Liberia. (Blic - 01/07/08; Beta, Tanjug, RTS, B92 - 30/06/08)