Shumica e turqve janë kundër ndalimit të AKP qeverisëse

01/07/2008

ANKARA, Turqi -- Një sondazh i ri sugjeron se publiku është i ndarë rreth ndalimit të propozuar të Partisë qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP). Një shumicë e lehtë, 53.3% janë kundër masës, sipas sondazhit nga A&G Research, botuar të hënën (30 qershor). Në tërësi, 34% mbështesin ndalimin ndërsa 38% thanë se i trëmben kaosit ekonomik e politik në qoftë se AKP mbyllet për prishjen siç thuhet të karakterit sekular të shtetit. Prokurori në rastin, Abdurrahman Jalçinkaja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të martën. Mbrojtja përgjigjet të enjten. (Hurryet, Zaman - 30/06/08)