Maqedonasit në 15 zona votojnë përsëri për parlamentin

29/06/2008

SHKUP, Maqedoni -- Votuesit në 15 zona shkuan në kutitë e votimit të djelën (29 qershor) për të tretën herë në një muaj për të zgjedhur anëtarët e parlamentit. Votimi i 1 qershorit u përsërit në 15 qershor për shkak të shkeljeve të rënda dhe dhunës në disa rajone, disa prej të cilave u përsëritën. Rreth 14,551 njerëz ose 0.82% e të gjithë maqedonasve me të drejtë vote do të marrin pjesë në përpjekjen e tretë. Koalicioni i drejtuar nga kryeministri në detyrë Nikola Gruevksi i VMRO-DPMNE siguroi një shumicë në parlament më herët. Partia po negocion me drejtuesit e dy partive etnike shqiptare - Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve -- në një përpjekje për të formuar një qeveri. Bisedimet mund të vazhdojnë deri në mes të korrikut. (MIA, Makfax, Focus - 29/06/08; Netpress, A1 - 28/06/08)