29/06/2008
SHKUP, Maqedoni -- Bisedime të frytshme janë duke u kryer midis Shkupit dhe Athinës lidhur me debatin e emrit të Maqedonisë, por ka akoma mospajtime, tha të premten (27 qershor) i dërguari i OKB-së në këtë konflikt Mathju Nimetz, mbas takimeve me kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski dhe presidentin Branko Crvenkovski në Shkup. Nimetz u shpreh se idetë që ai i tha zyrtarëve lokalë nuk ishin në formën e propozimeve konkrete, duke shtuar se bisedimet për të zgjidhur çështjen vazhdojnë. Nimetz ishte në Athinë të enjten ku ai u takua me ministren e jashtme Dora Bakojanis dhe përfaqësuesin e Greqisë në bisedime, Adamantios Vasilakis. (Utrinski Vesnik - 28/06/08; AFP, A1, ANA-MPA, Antena, UN website - 27/06/08)