Freedom House: Politikanët shqiptarë priren të kontrollojnë institucionet e pavarura

25/06/2008

TIRANË, Shqipëri -- Qeveria shqiptare dhe elita politike tentuan të kontrollojnë institucionet e pavarura vitin e kaluar, sipas një raporti të Freedom House botua të martën (24 qershor). Dokumenti i quajtur "Vendet në tranzicion" thotë se partitë në pushtet kontrollojnë emërimin e zyrtarëve në këto institucione kyçe. Raporti nga organizata jo-fitimprurëse shtonte se ndërsa Shqipëria ka një udhë të gjatë për të shkuar drejt demokracisë dhe një ekonomie tregu, sfidat më serioze vijnë nga përpjekjet për të reformuar sistemin gjyqësor dhe për të frenuar korrupsionin. (VOA, Top Channel, Alsat - 24/06/08)