25/06/2008
ATHINË, Greqi -- Një zjarr hoteli në qendër të Athinës herët të mërkurën (25 qershor) i mori jetën një gruaje dhe një fëmije, tha policia. Zjarrfikësit i gjetën trupat e nënës 34-vjeçare dhe djalit të saj në dhomën e tyre, ku nisi me gjasë zjarri.
Në lajme të tjera, një shpërthim i vogël shkaktoi dëme të lehta në ndërtesën e një kompanie farmaceutike në rrethinat Marusi të Athinës herët të mërkurën. Bomba theu xhamet e dritareve. (ANA-MPA, Katimerini, In News, Naftemporiki - 25/06/08)