Parlamenti rumun nuk ja del të japë viston për procedimin penal kundër Nastase

25/06/2008

BUKURESHT, Rumani -- Një sesion parlamentar që qe menduar të përfshinte një votim mbi propozimin e prokurorisë për të nisur procedimin ligjor kundër ish kryeministrit Adrian Nastase dhe ish ministrit të transportit Miron Mitrea, dështoi të martën (24 qershor) për mungesë të një kuorumi. Nastase ndeshet me akuza të marrjes rrushfet dhe fallsifikimit të dokumenteve zyrtare në lidhje me blerjen e shtëpisë së vet të tanishme, me vlerë 1.5 milion euro. Mitrea pretendohet të ketë lejuar këmbimin e tokës së çmuar në Bukureshtin verior për tokë më pak të vlefshme pavarësisht një procesi gjyqësor në proces. Vetëm 208 ligjebërës ndoqën sesionin e së martës, më pak se numri 220 që kërkohej. (Evenimentul Zilei, Cotidianul - 25/06/08; AFP, Hotnews.ro - 24/06/08)