25/06/2008
STRASBURG, Francë -- Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg dënoi të martën (24 qershor) Turqinë për vdekjen e dy grekëve qipriotë në 1996. Forcat turke rrahën për vdekje viktimën e parë Anastasios Isak gjatë një proteste kundër pranisë së ushtrisë turke në ishull. Ato qëlluan fatalisht Solomonos Solomu tre ditë më pas në funeralin e Isak, pasi ai dhe protestuesit hynë në një zonë tampon midis pjesëve turke e greke të ishullit dhe hoqën një flamur turk. Gjykata urdhëroi Ankaranë të paguajë 340,000 euro dëm për familjet e viktimave pasi vendosi se ushtarët turq të sigurimit përdorën forcë të pajustifikuar kundër dy personave. (Zaman, Naftemporiki, Kathimerini - 25/06/08, Reuters - 24/06/08)