25/06/2008
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Një gjykatë e BiH arriti të martën (24 qershor) një verdikt në rastin e shpërdorimit kundër kompanisë pyjore Srpske Sume, duke dënuar ish kryeministrin e Republika Srpska Mladen Ivaniç me 18 muaj burg. Gjykata e dënoi Ivaniç, kreu i Partisë së Përparimit Demokratik, për neglizhencë dhe keqpërdorim ndërsa shërbente si kryeministër. Ajo e liroi atë nga akuzat e shpërdorimit të postit dhe konsipracisë për të kryer krime e mitëmarrje. (Blic, RTRS, SRNA, Dnevni Avaz - 24/06/08)