25/06/2008
ANKARA, Turqi -- Gjykata e Lartë mbajti të martën (24 qershor) vendimin për lirimin e intelektualit të shquar Fethullah Gulen i cili ndeshej me akuzat e formimit të një organizate terroriste që kishte ndërmend të prishte rendin sekular. Vendimi konfirmoi verdiktin e një gjykate turke më të ulët, pas një gjyqi prej shtatë vjetësh. Gulen është konsideruar si një figurat më me ndikim në botën islamike.
Në lajme të tjera, dëgjimi tjetër në gjyqin kundër të riut që dyshohet se qëlloi për vdekje gazetarin Hrant Dink do të bëhet në 7 korrik dhe do të jetë i hapur për publikun, njoftoi gjykata. Ogun Samast mbush 18 vjeç më pas këtë muaj duke lejuar gjykatën të hapë sesionin ndaj publikut. Dink, 53 vjeç u qëllua jashtë zyrave të gazetës së tij Agos, në Stamboll në janar 2007. (Zaman, Hurriyet, Sabah, Guardian - 25/06/08, Bianet News - 24/06/08)