25/06/2008
BEOGRAD, Serbi -- Ligjebërësit nuk ja dolën të zgjedhin një kryetar të martën (24 qershor) kryesisht për shkak se Partia Radikale Serbe dhe koalicioni Partia Demokratike e Serbisë - Serbia e Re u ankuan rreth mënyrës se si u thirr sesioni. Ato thanë se kryetari i tanishëm Jovan Krkobabiç nuk ja doli të konsultohej së pari me krerët e grupeve parlamentare. Sesioni rinis të mërkurën.
Gjithashtu të martën, presidenti serb Boris Tadiç, kreu i Partisë Demokratike nuk njoftoi emrin e kryeministrit të ngarkuar siç pritej. Krerët e partisë po diskutojnë kandidatë të ndryshëm për postin. (Danas, RTS, Dnevnik, Politika - 25/06/08; B92, Blic, Beta - 24/06/08)