Bakojanis e Greqisë takohet me Rajs në Berlin

25/06/2008

BERLIN, Gjermani -- Sekretarja e shtetit e SHBA Kondoliza Rajs kërkoi fleksibilitet në mosmarrëveshjen e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë gjatë një takimi të martën (24 qershor) me ministren e jashtme greke Dora Bakojanis. Ato biseduan mënjanë Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve për Territoret Palestineze mbajtur në Berlin. Bakojanis më pas u tha gazetarëve se ndërsa bisedimet qenë "informative", ajo nuk sheh terren për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Maqedoninë deri në 9 korrik. Raportet e medias e përmendin datën si një afat përfundimtar për zgjidhjen e çështjes pasi Shqipëria dhe Kroacia pritet të nënshkruajnë marrëveshjet e tyre të pranimit në NATO atëhere. Ato morën ftesa për t'u bashkuar me NATO në prill por Aleanca anashkaloi Maqedoninë për shkak të mosmarrëveshjes së gjatë për emrin. (Eleftheros Typos, Express - 25/06/08; ANA-MPA, White House website - 24/06/08)