Rrëmbyesit lirojnë biznesmenin grek

23/06/2008

ATHINË, Greqi -- Industrialisti George Milonas, i rrëmbyer në Selanik në fillim të qershorit, u lirua dhe u kthye në shtëpi të hënën herët (23 qershor), njoftuan zyrtarët e policisë. Shpejt pas rrëmbimit të Milonas, rrëmbyesit kontaktuan gruan e tij dhe i thanë asaj vendndodhjen e makinës së biznesmenit. Një shënim brenda saj kërkonte një shpërblim 30 milion euro; burimet e policisë të cituara të hënën sugjeruan se familje e Milonas pagoi një shpërblim 12 milion euro. Policia dyshon përfshirjen e së paku pesë shtetasve grekë. Ata po hetojnë rolin e mundshëm të kriminelit famëkeq Vasilis Paleokostas. Në 1995, ai dhe vëllai i tij, Nikos Paleokostas, rrëmbyen një biznesmen të shquar dhe morën më shumë se 700,000 euro, me normat e tanishme, si shpërblim. Nikos është ende në burg, por Vasilis ja doli të ikë nga një prej burgjeve më të ruajtur në Athinë vitin e kaluar. (ANA-MPA Sky, Reuters, AFP, RIA Novosti, ERT, In News, Naftemporiki - 23/06/08)