Kreu i opozitës Edi Rama bën thirrje për unitet për të zgjidhur problemet

23/06/2008

TIRANË, Shqipëri -- Kreu i Partisë Socialiste (PS) të opozitës, Edi Rama bëri thirrje të dileën (22 qershor) për të zgjidhur çdo çështje të ditës. Rama po viziton verilindjen si pjesë e Dialogut të tij me Shqipërinë. "Është e domosdoshme të bashkohen të gjithë shqiptarët që po luftojnë papunësinë, vështirësitë ekonomike, mungesën e prodhimeve bujqësore dhe arsimin e keq," tha Rama. Ai i kërkoi gjithashtu popullit të Fushë Bulqizës dhe Gurit të Bardhë të linte mënjanë pikëpamjet politike dhe të punonte për një të ardhme më të mirë.

Në lajme të tjera të dielën, ministria e mjedisit lëshoi një deklaratë që siguron turistët se të gjitha plazhet janë të pastra e gati për përdorim. Analizat e kryera në mars, prill dhe maj sugjerojnë se nga 72 vende pushimi, nga Velipoja në veri deri në Sarandë, në jugë, 11 nga to nuk përmbushin standardet e Organizatës Botërore të Shëndetit. (Koha Jone, Shekulli - 23/06/08; Top Channel, BalkanWeb - 22/06/08)