22/06/2008
BEOGRAD, Serbi -- Vuk Drashkoviç, drejtuesi i Partisë së Rilindjes Serbe, u shpreh të premten (20 qershor) se i ndjeri ish-president i Jugosllavisë Sllobodan Millosheviç urdhëroi vrasjen e tij në vitin 1999. Në tetor të atij viti, autokolona e Draskovic u godit nga një kamion në autostradën Ibarska, duke e plagosur atë dhe duke vrarë katër shoqërues. Draskovic drejtoi opozitën serbe kundër Millosheviç në atë kohë. Të enjten, Gjykata Supreme dënoi 12 njerëz me gjithsej 257 vite burg për këtë incident. Draskovic i tha gjykatës se nuk kishte dyshime që Millosheviçi organizoi përpjekjen për ta vrarë. (B92 - 20/06/08; AP, Blic - 19/06/08)