Policia maqedonase arreston gazetarin e dyshuar në një seri vrasjesh

22/06/2008

SHKUP, Maqedoni -- Një gazetar nga gazeta e përditshme Utrinski Vesnik u arrestua vonë të premten (20 qershor) për të paktën dy vrasje në qytetin e Kicevo gjatë dy muajve të kaluar. Policia u shpreh se gazetari Vlado Taneski, 56 vjeç, përdhunoi dhe torturoi viktimat e tij. Taneski, i cili mbuloi çështje kriminale, shkroi në detaje mbi vrasjet dhe gjyqin e ardhshëm të dy burrave të arrestuar për to. Megjithëse ata insistuan se janë të pafajshëm, të dy u dënuan me burgim të përjetshëm. Policia filloi të kërkojë gazetarin mbasi ai nxorri informacione mbi një çështje që vetëm hetuesit i dini ato. Dy gra të cilat janë të zhdukura pretendohet se janë vrarë nga gazetari. (DPA, RIA Novosti, AFP, A1, Makfax - 21/06/08)