Parlamenti i ri i Maqedonisë zhvillon seancën kushtetuese

22/06/2008

SHKUP, Maqedoni -- Parlamenti i ri zhvilloi seancën e tij kushtetuese të shtunën (21 qershor), duke miratuar mandatet e 114 nga 120 ligjvënës. Mandati i të tjerëve do të miratohet më vonë mbas një votimi të përsëritur në disa nga zonat zgjedhore në 29 qershor. Trajko Veljanovski i VMRO-DPMNE që është në qeverisje u zgjodh kryetar i parlamentit. Koalicioni Për një Maqedoni më të Mirë, i cili fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para të trazuara, do të gëzojë një shumicë absolute prej 63 vendesh.

Të premten, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve anulloi rezultatet e votimit të përsëritur të 15 qershorit në 12 zona zgjedhore për shkak të parregullsive. Votimi do të zhvillohet për herë të tretë në 29 qershor. (MIA, AFP, A1, AP - 21/06/08)