22/06/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Presidenti Fatmir Sejdiu u shpreh të premten (20 qershor) se Kosova nuk do të fillojë bisedime të reja mbi statusin me Serbinë dhe nuk do të pranojë asnjëherë të ndajë pjesën e saj veriore. "Kosova ekziston për të gjithë qytetarët e saj. Ky është një komunitet shumëetnik me integritet territorial që gëzon mbrojtjen ndërkombëtare," u shpreh presidenti.
Më vete të shtunën, kryeministri serb Vojislav Koshtunica falenderoi Moskën se ka parandaluar Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga miratimi i propozimit të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-moon për ti dorëzuar autoritetetet e UNMIK në Kosovë tek EULEX. "Rusia ka mbrojtur vazhdimisht ligjet e OKB-së dhe Rezolutën në fuqi 1244, e cila garanton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë," u shpreh Koshtunica. (Makfax, ITAR-TASS - 21/06/08)