Serbia dorëzon të akuzuarin për krime lufte Zupljanin në Hagë

22/06/2008

HAGË, Hollandë -- I akuzuari i krimeve të luftës boshnjaku serb Stojan Zupljanin është në burgun Ssheveningen të dielën (22 qershor), një ditë mbasi Serbia e dorëzoi atë në gjykatën e krimeve të luftës të Hagës. Ai pretendohet se është i përfshirë me krime kundër myslimanëve dhe kroatëve gjatë konfliktit të viteve 1992-1995 në Bosnje-Hercegovinë (BH). Ai do të përballet me 12 akuza për keqtrajtim, asgjesim dhe vrasje, torturë, trajtim i ashpër, akte çnjerëzore, internim dhe shkatërrim pa arsye i fshatarave dhe ndërtesave fetare e kulturore. Zupljanin, 56 vjeç, u arrestua në 11 qershor në qytetin serb të Pancevo. (AFP, DPA, RTS, Tanjug, Beta - 21/06/08)