20/06/2008
TIRANË, Shqipëri -- Ambasada e SHBA në Tiranë, kritikoi të enjten (19 qershor) vendimin e parlamentit shqiptar për të kundërshtuar dekretet presidenciale që do të emëronin pesë anëtarë të rinj në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë. "Veprimet e asamblesë të hënë nuk qenë të hijshme për një institucion demokratik," tha ambasadori i SHBA në Tiranë, John Withers. Përfaqësuesi i BE në Tiranë, Helmut Lohan u kërkoi gjithashtu autoriteteve të zgjidhin problemet e tyre ligjërisht. Lohan tha se çdo institucion duhet të veprojë bazuar në mandatin e vet, pa ndërhyrë në autoritetin e të tjerëve.
Pas bllokimit në parlament, presidenti Bamir Topi tha se kishte ngarkuar një grup me ekspertë ligjorë të ndihmonte në përzgjedhjen e kandidatëve të rinj për Gjykatën e Lartë. Ekipi do të bëjë rekomandimet në dhjetë ditë. (Panorama, Top Channel, Tema, Shqip - 20/06/08)