Jep dorëheqjen ministri i ekonomisë i BiH

20/06/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Sipas zyrës së shtypit të këshillit të ministrave të BiH, ministri i tregtisë së jashtme dhe ekonomisë së BiH, Slobodan Puhalac dha dorëheqjen të enjten (19 qershor). Kryeministri i BiH Nikola Spiriç e pranoi dorëheqjen. Puhalac tha se largohej për arsye personale dhe jo për shkak të ndonjë konflikti me qeverinë. Ai konfirmoi se më me gjasa do të bëhej ministër i ekonomisë i Republika Srpska, një post që Rajko Ubiparip e liroi në prill për arsye shëndetësore. (Nezavisne Novine, Dnevni Avaz - 20/06/08; RTRS, Pincom.info - 19/06/08)