Thaçi bën vizitën e parë zyrtare në Tiranë

20/06/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Kryeministri Hashim Thaçi nisi një vizitë dy-ditore të enjten (19 qershor) në Tiranë, e para vizitë e tij që kur Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt. Thaçi dhe homologu i tij shqiptar Sali Berisha nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që do të hapë rrugë për marrëveshje në të gjitha fushat lidhur me Kosovën dhe Shqipërinë. Thaçi dhe Berisha shqyrtuan mundësitë për bashkëpunimin në sektorin energjitik dhe në veçanti, opsionin për të ndërtuar së bashku hidrocentralin e ardhshëm "Kosovo C". Të dy krerët thanë se do t'i kthenin Shqipërinë dhe Kosovën në forca për paqe, stabilitet, zhvillim dhe integrim evropian e rajonal.

Në lajme të tjera të enjten, Opozita për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), partia e ish kryeministrti Ramush Haradinaj lëshoi një valë kritike për krerët e Kosovës. AAK akuzoi qeverinë që merret me projekte të vogla në vend të punonte për çështje thelbësore lidhur me gjithë Kosovën. Zëdhënësi i AAK Ernest Luma tha se partia do që të gjithë institucionet dhe krerët të respektojnë kushtetutën. Ai po i referohej mbajtjes së udhëheqësisë nga presidenti Fatmir Sejdiu të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) megjithëse kjo ndalohet nga kushtetuta. (Koha Ditore, Lajm Telegrafi, BBC, TVSH, Express, Zeri - 20/06/08)