20/06/2008
ZAGREB, Kroaci -- Kroacia ka marrë sigurime se procesi i pranimit në BE do të vazhdojë, tha të enjten (19 qershor) kryeministri Ivo Sanader. Pas takimeve me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso dhe përfaqësuesit e Partisë Popullore Evropiane (EPP) gjatë samitit vjetor të partisë në Bruksel, Sanader tha se "jo"-ja irlandeze për Traktatin e Lizbonës nuk do të prekë shanset për anëtarësim të Kroacisë.
Kryesia e EPP vendosi gjithashtu të përfshijë Kroacinë në axhendën e vet. KE pritet të paraqesë një plan udhëzues të detajuar për procesin e pranimit të Kroacisë muajin tjetër, që do të përfshijë një objektiv zyrtar për kompletimin e negociatave. (Vjesnik, Vecernji List - 20/06/08; HRT - 19/06/08)