19/06/2008
BEOGRAD, Serbi -- Drejtori i agjensisë shtetërore të lajmeve, Tanjug, Luka Miketa dha dorëheqjen të mërkurën (18 qershor), një muaj përpara se të përfundonte termi i tij. Miketa ka në detyrë që nga viti 2003. Me ligj, bordi drejtues, emëruar nga qeveria, zgjedh kreun e Tanjug.
Në lajme të tjera të mërkurën, Organizata e Medias e Evropës Juglindore (SEEMO) akuzoi se media mbetet nën presionin konstant nga partitë politike dhe pronarët e kapitalit të madh. Në një paraqitje të vlerësimit të SEEMO në Beograd, Zheljko Ivanoviç, bashkëpronar i së përditshmes me bazë në Podgoricë, Vijesti, tha se gazetaria sot është edhe më e vështirë se ç'ishte në vitetet 1990 nën regjimin e Millosheviçit. (Beta, B92, Pravda, Blic, RTV, Makfax - 18/06/08)