Parlamenti maqedonas do të mbajë të shtunën sesionin formues

19/06/2008

SHKUP, Maqedoni -- Anëtarët e sapozgjedhur të parlamentit do të takohen së pari të shtunën (21 qershor), njoftoi të mërkurën kryetari i parlamentit që ikën, Ljubisha Georgievski. Koalicioni Për një Maqedoni më të Mirë, kryesuar nga partia VMRO-DPMNE e kryeministrit të tanishëm Nikola Gruevski, ka një shumicë absolute prej 63 vendesh. Koalicioni Dielli për Evropën ka 27 vende; Bashkimi etnik shqiptar Demokratik për Integrimin ka 18 vende; rivali i tij kryesor, Partia Demokratike e Shqiptarëve ka 11 vende dhe Partia për Integrimin Evropian ka një përfaqësues. Partitë negociuese do të formojnë një qeveri deri në 6 gusht. (MIA, Makfax, A1 - 18/06/08)