19/06/2008
NIKOSIA, Qipro --Një zjarr pylli rrënoi të mërkurën (18 qershor) Qipron jugperëndimore duke i detyruar autoritetet të evakuojnë gjashtë fshatra midis Larnaka dhe Limasol. Zjarri shkatërroi së paku tre vila pushimi dhe plagosi së paku katër zjarrfikës që luftuan me flakët me ndihmën e helikopterëve britanikë dhe grekë. Erërat që ndrronin e komplikuan situatën. Qiproja po ndeshet me një nga thatësirat më të këqia në historinë e vet dhe po importon ujë nga Greqia pranë saj. (Reuters, AP, Phileleftheros - 18/06/08)