Qeveria bullgare ngrin 88.4 milion euro në fonde të BE midis shqetësimeve të korrupsionit

19/06/2008

SOFJE, Bullgari -- Qeveria vendosi të mërkurën (18 qershor) të ndalë fondet e dhjetë projekteve të financuara nga programi i para-pranimit PHARE me vlerë 88.4 milion euro. Vendimi është parandalues, ndërsa Komisioni Evropian ka gjasa se do të rekomandojë të njëjtën masë. Nënkryeministrja Meglena Plugçieva vuri në dukje se një kontroll nga konsulentët ndërkombëtarë të KPMG nxorri një sërë shkeljesh. Projektet drejtohen nga ministria e zhvillimit rajonal dhe fondi shtetëror i infrastrukturës, që kanë të dyja reputacion të keq. Plugçieva shtoi se gama e shkeljeve kërkon që rasti të shkojë në zyrën e prokurorisë. (Sega, Pari, Trud - 19/06/08; bTV, BTA - 18/06/08)